Policia del me njoftim zyrtar: Përfundon me sukses zbatimi i amnistisë penale

Nga L. M
403 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi nisjen e zbatimit të amnistisë penale.

“Sipas të dhënave përfundimtare të raportuara nga IEVP-të, 553 persona të dënuar përfituan lirim të menjëhershëm, ndërsa 863 persona të dënuar përfituan zbritje të dënimit”, lexohet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Përfundon me sukses zbatimi i amnistisë në sistemin e ekzekutimeve te vendimeve penale.

Në zbatim të ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përfundoi sot me sukses procesin e zbatimit të amnistisë penale në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), pas ndërmarrjes së të gjitha procedurave administrative dhe ligjore të nevojshme për garantimin e një zbatimi të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Procesi u zhvillua në koordinim të plotë me të gjitha institucionet penitenciare, duke respektuar me rigorozitet kriteret dhe procedurat e përcaktuara në ligj.

Sipas të dhënave përfundimtare të raportuara nga IEVP-të, 553 persona të dënuar përfituan lirim të menjëhershëm, ndërsa 863 persona të dënuar përfituan zbritje të dënimit, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 57/2026.

Zbatimi i amnistisë në të gjitha institucionet penitenciare u përmbyll pa problematika, duke garantuar rendin, sigurinë dhe respektimin e plotë të procedurave ligjore. Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të IEVP-ve ishin të angazhuara gjatë gjithë procesit për të siguruar një administrim korrekt dhe transparent të çdo rasti.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh vlerësimin për angazhimin dhe profesionalizmin e të gjithë punonjësve të sistemit penitenciar, të cilët kontribuan në realizimin me sukses të këtij procesi me rëndësi të veçantë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër