Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Nga Xh M
1,177 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 15 korrik Zhurnal.mk – Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Europian.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim.

Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e fondeve europiane me zbatimin e reformave kyçe në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia dhe administrata publike.

Plani, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për rajonin, synon të përshpejtojë konvergjencën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian përpara anëtarësimit të plotë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër