Daut Memishi: Së shpejti nis realizimi i projektit të rrugës Gllogjë–Përshefcë, sot filluan matjet gjeodezike

Nga Xh M
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 18 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se kanë nisur matjet gjeodezike për trasenë e rrugës në fshatin Gllogjë–Përshefcë, duke paralajmëruar fillimin e afërt të punimeve për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor.

Sipas Memishit, projekti përfshin segmentin nga rruga rajonale Tetovë–Jazhincë deri te fusha e volejbollit në Gllogjë, me gjatësi prej 1.054 metrash.

Ai bëri të ditur se në kuadër të projektit do të realizohen kanalizimi fekal dhe asfaltimi i rrugës, investim që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin për banorët e kësaj zone.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër