BDI: Rruga Tetovë – Prizren nuk kalon aty, po mashtrohen qytetarët

Nga Xh M
1,004 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 korrik Zhurnal.mk – BDI ka reaguar ndaj promovimit të punimeve nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik lidhur me projektin e rrugës Tetovë–Prizren.

Sipas BDI-së, lokacioni ku janë promovuar punimet nuk është pjesë e trasesë së rrugës Tetovë–Prizren, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për realizimin e një projekti të tillë, pasi bëhet fjalë për një rrugë shtetërore.

“Kur realiteti nuk prodhon sukses, pushteti prodhon gënjeshtra”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare thekson se: Rruga Tetovë–Prizren nuk kalon në atë lokacion;
Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për këtë projekt, pasi është rrugë shtetërore;
Punimet e paraqitura nuk kanë projekt themelor, leje ndërtimi dhe as shpronësim të pronave private.

Në fund të reagimit, BDI shprehet se “pa projekt dhe pa leje nuk ndërtohet rrugë, por vetëm një gënjeshtër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër