Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Nga L. M
1,327 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Administratori dhe katër punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen se kanë penguar dhe mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme brenda ambienteve të subjektit disa punonjës të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ngjarja është regjistruar më 18 korrik 2026, gjatë kohës kur efektivët e Task Forcës së Tatimeve ishin duke kryer kontrolle në resort.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Tatimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë 5 persona, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në pranga kanë rënë: administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula, Bujar Agolli.

Njoftimi i plote

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;

Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër