Ndërpritet seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri

Nga D. V.
1,187 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri që duhej të mbahej sot, pasi u përcaktua rendi i ditës, është ndërprerë për shkak të mungesës së përfaqësuesit qeveritar i cili duhej të shpjegonte pikën e vetme të rendit të ditës – Propozim- vendimin për zgjatjen e gjendjes së krizës për naftën dhe derivatet e naftës.

Siç informoi kryetari i Komisionit, Pavle Arsoski, anëtarët do të njoftohen në mënyrë shtesë për vazhdimin e seancës.

Më 17 korrik, Qeveria miratoi vendimin për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës së ekzistencës së gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivateve të naftës. Me vendimin e miratuar, siç kumtuan, periudha e vlefshmërisë së gjendjes së krizës zgjatet nga 21 korriku në 20 tetor, duke siguruar kështu vazhdimësi në veprimin institucional dhe marrjen e masave në kohë në rast të ndërprerjeve në furnizim ose goditjeve të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe derivateve të naftës.

“Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas me qëllim ruajtjen e stabilitetit të furnizimit, zbutjen e pasojave të çrregullimeve të mundshme të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë. Qeveria do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën në tregjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të energjisë dhe nëse rrethanat e kërkojnë këtë, do të vazhdojë të marrë masa të duhura dhe në kohë në interes të furnizimi të sigurt, të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës”, bën të ditur Pres shërbimi qeveritar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër