Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë bashkëpunimin e ri muzikor “Pa Ty”

Nga D. V.
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Yll Limani dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa Ty”.

Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në një këngë që sjell një kombinim të stilit të tyre unik.

“Pa Ty” është publikuar e shoqëruar me një videoklip, i cili plotëson atmosferën e këngës me pamje moderne dhe një estetikë të kuruar.

Foto: YouTube

Projekti vjen në frymën artistike që karakterizon si Yll Limanin, ashtu edhe Rinën.

Teksti i këngës është shkruar nga Tonic & Denk në bashkëpunim me Yll Limanin.

Foto: YouTube

Për anën muzikore të projektit janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari, të cilët kanë realizuar ‘beat’-in.

Që në momentin e lansimit, kjo këngë ka zgjuar interesim të madh në mesin e fansave të dy artistëve.

Bashkëpunimi i shumëpritur është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e shumta. /Telegrafi/

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër