Rritet fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime ka pritje

Nga D. V.
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Kanë nisur pritjet në pikat kufitare të Kosovës, në disa vendkalime kolona deri në 20 minuta.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë sot përmes pikave kufitare të Kosovës duhet të llogarisin edhe pritje të shkurtra gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa vendkalime kufitare janë krijuar kolona të automjeteve, ndërsa koha e pritjes ndryshon nga një pikë kufitare në tjetrën.

Në shumicën e vendkalimeve, pritjet janë minimale dhe zgjasin nga 1 deri në 2 minuta. Megjithatë, në disa pika kufitare fluksi i automjeteve është më i madh, duke bërë që qytetarët të presin deri në 20 minuta për të kaluar kufirin.

Me afrimin e fundjavës dhe sezonit të verës, pritet që qarkullimi në kufijtë e Kosovës të vijojë të rritet, duke sjellë herë pas here edhe kolona e pritje më të gjata në vendkalimet më të frekuentuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër