“Ajo dhe 2 djemtë e saj me makina luksoze”, bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: Ka pastruar para, rrogën e kishte 60 mijë lekë

Nga L. M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.

Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni. Mataj, Duni dhe P. Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër