Karakaçi: 68 miliardë lekë investime në infrastrukturë dhe energji në projektbuxhetin 2027

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Me një fond prej 75, 45 miliard lekësh, buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2027 mbështet investimet në projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji, me rëndësi strategjike për vendin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi prezantoi sot prioritetet kryesore të projketbuxhetit 2027 para anëtarëve të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Karakaçi theksoi se nga fondi i përgjithshëm prej 75.45 miliardë lekë për vitin 2027, për shpenzime korrente alokohen 7.4 miliardë lekë dhe për shpenzime kapitale 68 miliardë lekë.

“Për vitin vitin 2027 financimi i brendshëm arrin në 76% ndërsa financimi i huaj në 24%”, sqaroi Karakaçi.

Ndërkohë në planin afatmesëm, ministri informoi se për vitin 2028 buxheti është në vlerën 73.7 miliardë lekë ndërsa në vitin 2029 vlera e buxhetit është 69.5 miliardë lekë, nga të cilat financimi i brendshëm 72% dhe financimi huaj rreth 29%.

Karakaçi theksoi se ka një ekuilibër të mirë midis financimit të brendshëm dhe financimit të huaj, gjë që tregon aftësinë për të përthitur fonde nga institucionet e huaja financiare.

“Një rol gjithnjë e më të rëndësishëm merr financimi i huaj, i cili rritet nga 15.26 miliardë lekë në vitin 2028 në 18.07 miliardë lekë në vitin 2029, që dëshmon shumë qartë aftësinë që ka vendi për të mobilizuar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe për ta kombinuar atë mjaft mirë me burimet e buxhetit të shtetit në funksion të projekteve strategjike”, shtoi ministri.

Sipas ministrit, “buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë investon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, lidhjen e territorit, sigurinë, shërbime dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.

Për sa i përket programit të transportit rrugor, Karakaçi theksoi se buxheti garanton zbatimin e projekteve strategjike me fokus të veçantë në akset e Korridorit 8 dhe Korridorit Blu, të cilat përbëjnë elemente kyç të lidhjes së Shqipërisë me rrjetet europiane të transportit.

Po ashtu, buxheti rrit vlerën e aseteve publike përmes financimit të kontratave të mirëmbajtës, ndërhyrjeve reaktivite dhe investimeve në sigurinë rrugore.

artikuj të ndërlidhura