Jennifer Love Hewitt ndryshon totalisht pamjen për sezonin e ri të “9-1-1”

Nga D V
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jennifer Love Hewitt ka surprizuar fansat me një transformim tërësisht të ri.

Aktorja 47-vjeçare, e njohur për rolin në filmin “I Know What You Did Last Summer”, zbuloi në Instagram se ka hequr dorë nga flokët e errët, duke zgjedhur një nuancë bionde të çelët.

Ndryshimi nuk është rastësor. Hewitt ka ndryshuar pamjen për sezonin e 10-të të serialit “9-1-1”, ku interpreton dispeçeren Maddie, shkruan DailyMail.

Krahas videos ku shfaq look-un e ri, ajo shkroi: “Flokët për sezonin 10 janë gati! Le të fillojmë!”.

Transformimi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me komplimente për pamjen e re.

Aktorja falënderoi edhe stilistet Nikki Lee dhe Taryn Houston nga salloni Nine Zero One për ndryshimin e realizuar.

Jennifer Love Hewitt është pjesë e serialit “9-1-1” që prej sezonit të dytë, ndërsa sezoni i 10-të i dramës së njohur pritet të nisë gjatë vjeshtës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër