Martin Garrix për Sunny Hill: Mezi po pres të kthehem sërish

Nga D V
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

DJ-i dhe producenti i njohur holandez, Martin Garrix, ka ndarë emocionet e tij para rikthimit në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Artisti ka publikuar një InstaStory, ku ka shkruar: “Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival më pak se dy javë”.

Ylli i muzikës elektronike është një nga emrat më të mëdhenj që ka performuar në festival, ku edhe më parë ka krijuar atmosferë të veçantë me hitet e tij dhe energjinë karakteristike.

 Foto: Instagram

Rikthimi i Garrix në Prishtinë është pritur me entuziazëm nga fansat e muzikës elektronike, të cilët mezi presin paraqitjen e tij në skenën e festivalit.

Sunny Hill Festival ndër vite ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozitën e tij në skenën e festivaleve muzikore.

Me afrimin e edicionit të ri, emocionet për festivalin po rriten, derisa rikthimi i 30-vjeçarit mbetet një nga momentet më të shumëpritura për publikun.

Festivali sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër