Pas Adeyemit, Barcelona “godet” sërish – transferon një tjetër sulmues

Nga D V
1,271 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona nuk po jep asnjë shenjë se do të ngadalësojë ritmin në afatin kalimtar veror.

Vetëm pak ditë pasi iu afrua transferimit të sulmuesit Karim Adeyemi, klubi katalunas ka siguruar edhe një përforcim tjetër për skuadrën.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Barcelona ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar Jesse Bisiou.

Sipas Romanos, të dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe aktualisht po shkëmbejnë dokumentacionin përpara se lojtari t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Barcelona do të paguajë 8.5 milionë euro, ndërsa Club Brugge do të ruajë 20 për qind të të drejtave nga një shitje e ardhshme të futbollistit.

Bisiou pritet të udhëtojë drejt Barcelonës në ditët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të përfundojnë edhe procedurat e fundit përpara zyrtarizimit të transferimit.

Drejtori sportiv Deco ka këmbëngulur për afrimin e talentit të ri, një lëvizje që përputhet me strategjinë e Barcelonës për të investuar te futbollistët premtues, ndërsa njëkohësisht vazhdon të forcojë ekipin e parë për sezonin e ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër