Komuna e Gostivarit: Punojmë në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit

Nga D V
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 23 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Gostivarit në një njoftim për media informon se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup“, po punojnë intensivisht në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit.

“I ftojmë qytetarët që, lidhur me ecurinë e procesit, të informohen vetëm përmes njoftimeve zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos përhapin apo të mos mbështeten në informacione të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale”.

“Për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të informohen me kohë, si për analizat dhe rezultatet e cilësisë së ujit, ashtu edhe për gjendjen e sistemit të ujësjellësit”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër