Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Nga I.A
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, dhe përfaqësuesin e UNOPS-it, Marko Vujaçiq, ku u diskutuan prioritetet e reformës në drejtësi dhe projektet për përshpejtimin e transformimit digjital të sistemit gjyqësor.

Sipas ministrit, në fokus të bisedimeve ishte avancimi i sistemit AKMIS, vendosja e dorëzimit elektronik në procedurat gjyqësore, përmirësimi i incizimit audio dhe video të seancave, rritja e ndërveprueshmërisë institucionale, si dhe forcimi i sigurisë kibernetike.

Shasivari theksoi se digjitalizimi është një hap kyç drejt një sistemi gjyqësor më efikas, më transparent dhe më të qasshëm për qytetarët.

Ai vlerësoi se Kombet e Bashkuara dhe UNOPS mbeten partnerë të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformave dhe përafrimin e sistemit të drejtësisë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër