Kim Kardashian tallet me dështimin në provimin e jurisprudencës në reklamën e re humoristike

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kim Kardashian ka zgjedhur humorin për të folur për një nga dështimet e saj më të komentuara, duke ironizuar faktin që nuk arriti të kalonte provimin e jurisprudencës në një reklamë të re për pijen energjike “Update”.

Në videon promovuese, të publikuar në Instagram, 45-vjeçarja shfaqet e ulur brenda një kutie transparente, si pjesë e një instalacioni që ngjan me një muze.

Në një moment, një grua e pyet: “A e kaloi ndonjëherë provimin?”, ndërsa Kim përgjigjet me humor: “Jo. Nuk e kalova. E ngrita nivelin”, duke kthyer situatën në një batutë, shkruan DailyMail.

Reklama vijon me Kardashian në një konferencë imagjinare për shtyp, ku ajo u përgjigjet me ironi pyetjeve të gazetarëve.

Kur pyetet se si arrin të bëjë kaq shumë gjëra, ajo thotë: “Njerëzit gjithmonë më pyesin për gjithë punën që kam bërë… jo atë lloj pune”, duke luajtur me komentet që shpesh bëhen për pamjen e saj.

Në një tjetër skenë, Kim shfaqet në një laborator me një paruke bjonde platini, ndërsa prezanton pijen energjike “Update”. “Është formuluar nga një ekip ekspertësh, asnjëri prej të cilëve nuk jam unë”, thotë ajo me humor.

Kardashian iu nënshtrua provimit të jurisprudencës në korrik të vitit 2025 dhe disa muaj më vonë konfirmoi publikisht se nuk kishte arritur ta kalonte.

Megjithatë, me reklamën e re ajo tregon se është e gatshme të tallet edhe me veten, duke e shndërruar këtë episod në pjesë të fushatës promovuese për markën e saj të re të pijeve energjike, “Update”, të cilën e ka bashkëthemeluar me Daniel Solomons dhe familjen Hess.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër