Chace Crawford dhe Kelsey Merritt i japin fund lidhjes pas më shumë se një viti

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktori Chace Crawford dhe modelja e Victoria’s Secret, Kelsey Merritt, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se një viti së bashku, raportojnë mediat amerikane.

Sipas TMZ, ndarja ka qenë miqësore dhe të dy kanë vendosur të mbeten miq. Burime pranë ish-çiftit thanë se marrëdhënia përfundoi pa konflikte, ndërsa përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar ende publikisht lajmin.

Crawford, 41 vjeç, dhe Merritt, 29 vjeçe, u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2024, ndërsa e bënë publike romancën në Instagram në korrik të vitit 2025, shkruan DailyMail.

Ata u panë së fundmi së bashku në prill të këtij viti, ndërsa më parë kishin tërhequr vëmendje gjatë pushimeve romantike në Sardenjë.

Para lidhjes me Crawford, Kelsey Merritt ishte përfolur për romanca me James Marsden, Jared Leto dhe notarin olimpik Conor Dwyer.

Ndërkohë, lidhja e fundit publike e aktorit të njohur për rolin e Nate Archibald në serialin Gossip Girl ishte me aktoren Rebecca Rittenhouse, me të cilën u nda në vitin 2018 pas tre vitesh së bashku.

Në një intervistë të vitit 2024, Crawford kishte pranuar se jeta e tij dashurore kishte kaluar një periudhë të vështirë dhe kishte treguar se kishte provuar edhe aplikacionin ekskluziv të njohjeve Raya, duke e përshkruar eksperiencën e takimeve online si “tmerrësisht të keqe”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër