Policia jep detaje për intervistimin e Esat Shalës

Nga Xh M
1,018 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prizren, 24 korrik Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se Esat Shala është intervistuar sot në cilësinë e personit të dyshuar, pasi ndaj tij është paraqitur një ankesë për kanosje nga personi që ai e kishte përmendur publikisht si të dyshuar për krime lufte.

Në komunikatën zyrtare thuhet se:

“Sot, më datë 24.07.2026, personi mashkull Sh.B. është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur.”

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, mashkulli me inicialet E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për informata të tjera lidhur me këtë rast, qytetarët dhe mediat duhet t’i drejtohen prokurorisë kompetente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër