Pritje rreth 30 minuta për dalje në pikën kufitare “Bogorodicë”

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – Në pikën kufitare “Bogorodicë” vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thonë nga LAMM.

Siç njofton LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur me kushtet e rrugës, respektim i sinjalistikës rrugore dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe ngushtica malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër