Kryeministri i ri i Britanisë gati të kritikojë Presidentin Trump: Nuk do hezitoj ta kundërshtoj kur ta kërkojë interesi kombëtar

Nga Xh M
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 26 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se është i gatshëm të kundërshtojë dhe kritikojë presidentin amerikan Donald Trump, nëse kjo është në interesin kombëtar të Britanisë.

Në intervistën e tij të parë të madhe si kryeministër për BBC, Burnham tha se pati një takim të parë pozitiv me Trumpin, të cilin e përshkroi si “shumë të ngrohtë”. Megjithatë, i pyetur nëse i beson presidentit amerikan, ai shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Nuk mund të them se nuk do të kem mendime të ndryshme nga ai. Nëse është e drejtë për Britaninë, do t’i shpreh ato,” tha Burnham.

Ai theksoi se “interesi kombëtar duhet të jetë mbi gjithçka”, duke shtuar se nuk do të hezitojë ta kritikojë Trumpin nëse e konsideron të nevojshme. Burnham shprehu gjithashtu shqetësim për mënyrën se si presidenti amerikan menaxhoi përshkallëzimin e konfliktit me Iranin, duke theksuar se do të flasë hapur sa herë që e sheh të nevojshme.

Sa i përket mbrojtjes, kryeministri britanik nuk dha një afat se kur shpenzimet ushtarake do të arrijnë në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por u shpreh se qeveria do të punojë për ta realizuar këtë objektiv.

Burnham përjashtoi gjithashtu mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke deklaruar se qeveria e tij është e fokusuar te qeverisja dhe rikthimi i vendit “aty ku duhet të jetë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër