Gjatë paraqitjes në “Baby, This is Keke Palmer”, moderatorja dhe producentja 72-vjeçare foli për këngën “Run On”, e vetmja që ka publikuar ndonjëherë dhe që shërbeu si kënga hyrëse e sezonit të 13-të të emisionit “The Oprah Winfrey Show”.
“Është një nga gabimet në karrierën time”, tha Winfrey, duke kujtuar periudhën kur po mendonte nëse duhej të vazhdonte emisionin e saj apo të ndiqte rrugë të tjera profesionale.
Ajo tregoi se në vitin 1999 ishte lutur për udhëzim dhe besonte se përgjigjja që mori ishte të vazhdonte përpara.
Ky mesazh e frymëzoi të rikthente këngën “Run On” në një version të ri.
Megjithatë, projekti nuk rezultoi siç kishte shpresuar.
“Më pas e kuptuam se unë nuk di të këndoj”, tha ajo me humor.
Keke Palmer u përpoq ta bindte se performanca nuk kishte qenë aq e keqe, por Winfrey iu përgjigj me batutë: “Po e thua vetëm sepse je përballë meje. Ishte vërtet keq”.
