QMK me paralajmërim për mot të ligë: Sot pritet shi i rrëmbyeshëm, erë dhe shkarkime elektrike

Nga D V
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Sipas njoftimit të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë natës dhe ditës së sotme pritet mot i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje lokale të breshërit.

“Në pjesët perëndimore të vendit gjatë natës priten reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), ndërsa gjatë ditës së nesërme lokalisht mbi 30 l/m². Në shumë vende priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe stuhi afatshkurtra të shoqëruara me erë të fortë, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit”.

“Në rajonin e Pollogut, si dhe në pjesët lindore dhe verilindore të vendit, do të fryjë erë e përforcuar deri në e fortë, e cila lokalisht do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/orë. Në Shkup, gjatë natës dhe ditës së nesërme priten reshje shiu, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra me erë të fortë, bubullima dhe paraqitje lokale të breshërit”.

“Sipas parashikimit të DPHM-së, nga dita e martë pritet një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë”, thonë nga QMK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër