MSH: Në spitalin e Gostivarit dje janë kontrolluar 127 pacientë të rinj

Nga I.A
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, dje (26.07.2026) janë regjistruar gjithsej 127 persona të rinj me simptoma të enterokolitit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për herë të parë, gjë që tregon rritje të lehtë vetëm krahasuar me ditën e mëparshme, ndërsa ky numër është më i ulët se numri i pacientëve të rinj ditët e fundit, informon Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar janë regjistruar gjithsej 91 ekzaminime të reja, nga të cilat 41 në repartin e sëmundjeve infektive, 50 në repartin e pediatrisë.

Një pacient është pranuar në repartin e sëmundjeve infektive për trajtim spitalor dhe një është shtruar në repartin e pediatrisë.

36 ekzaminime të reja janë regjistruar në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit në shërbimin e gatishmërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër