Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Pas përfundimit të grevës 4-orëshe të doganierëve grekë, trafiku rrugor në pikat kufitare me Greqinë, iu kthye normalitetit. Momentalisht, pritjet janë minimale.

Trafiku në pikat kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë, është normalizuar pas përfundimit të grevës së sotme të doganierëve grekë, dhe në pikën kufitare “Dojran”, pritja mesatarisht zgjatë 15 min për hyrje nga pala maqedonase dhe rreth 30 minutash për hyrje në Greqi.

Autoritetet ne pikën kufitare “Dojran” njoftojnë se greva, e cila zgjati nga ora 5:00-9:00 sipas kohës së Maqedonisë, nuk shkaktoi probleme të mëdha në trafik, sepse qytetarët u njoftuan me kohë, duke shtyre udhëtimet.
“Nuk patëm levizje të shtuar të automjeteve gjatë periudhës kohore 5:00 – 9:00. Me sa duket, qytetarët ishin të informuar, kështu që lëvizjete zakonshme filluan pas orës 9:00. Gjatë asaj periudhe, automjeteve u lejua periodikisht të kalonin nga pala greke” – thanë për MIA-n nga Pika Kufitare e “Dojran”-it.

Ministria e Brendshme njofton gjithashtu se nuk ka vonesa të mëdha në tre pikat kufitare me Greqinë dhe se numri i pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga vendi, është brenda kufijve normalë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në pikën kufitare të “Dojran”-it, prej dje deri sot në mesditë, kanë hyrë në vend 1,523 shtetas të Maqedonisë kurse kanë dale, 210.
Gjatë së njëjtës periudhë, kanë hyrë 1,386 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 1,824.

Në pikën kufitare të Bogorodicës, gjatë së njëjtës periudhë, kanë hyrë 4,511 shtetas maqedonas, dhe kanë dalë 3,953. Nga shtetasit e huaj, kanë hyrë 7,462, dhe kanë dalë 8,154.
Greva e sotme përfshiu tre pikat kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë – Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli). Gjatë grevës, automjeteve të pasagjerëve u lejua të kalonin periodikisht, ndërsa trafiku i mallrave u pezullua plotësisht për hyrje dhe dalje nga Greqia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër