Abdixhiku, priti në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad

Nga Xh M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se stabiliteti institucional është thelbësor për avancimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj në përkrahjen e proceseve demokratike, perspektivës evropiane dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër