Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Klinika Universitare e Urologjisë në Shkup ka vënë zyrtarisht në funksion sallat e reja operatore një hapësirë e ndërtuar dhe e pajisur sipas standardeve më të avancuara kirurgjikale, njoftojnë nga Klinika.
Sipas institucionit, investimi do të mundësojë kushte dukshëm më të mira për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale, siguri më të lartë për pacientët, cilësi më të avancuar të shërbimeve shëndetësore dhe kushte më moderne pune për personelin mjekësor.
Ndërhyrjet e para të kryera në sallat e reja kanë qenë implantimi i protezave penile inflatabile, një nga procedurat më bashkëkohore dhe më komplekse për trajtimin e disfunksionit erektil, e cila së fundmi është bërë e disponueshme edhe në kuadër të sistemit publik shëndetësor.
Klinika Universitare e Urologjisë vlerëson se hapja e sallave të reja operatore përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe modernizimit të shëndetësisë publike.
