Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Nga D V
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kodi për Zgjedhor, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Arsim të Lartë, Vetëqeverisje Lokale, e Anti-duhan janë vetëm disa prej zgjidhjeve ligjore të cilat deputetët duhet t’u rikthehen pas pushimeve verore meqë deri tani kanë dështuar të miratohen. Shumica e këtyre ligjeve janë bllokuar nga ana e opozitës, e cila nuk është pajtuar me zgjidhjet të cilat sipas tyre miratohen pa konsensus të gjerë. Ndërsa situatën plotësisht e ka rënduar rrethana që shumica parlamentare nuk ka shumicë të badenterit, kusht i nevojshëm për të miratuar disa prej zgjidhjeve ligjore.

Kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se megjithatë ai ka qenë i fokusuar, por opozita sipas tij, është e fundosur në moçal politik.

– “Jam i fokusuar në projekte që do ta shtojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, ndërsa kalkulimet politike, moçalin politik të disa partive politike opozitare ua lë atyre. Unë nuk kam këtu çfarë të komentoj”.
– “Unë kam qenë i fokusuar, ata gjenden në procedurë Kuvendore dhe në këtë moment janë në kuadër të Kuvendit, jo në kuadër të Qeverisë. Ne si Qeveri kemi krijuar zgjidhje, ato zgjidhje i kanë kaluar të gjitha filtrat, të gjitha procedurat dhe tani janë në Kuvend dhe ajo është çështje e deputetëve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Krahas ligjeve, Kuvendi shkoi në pushim edhe pa zgjedhur dy gjyqtarët kushtetues. Emri i Meri Dika Gjeorgjievskës disa herë u vendos në rend dite, megjithatë nuk u kalua nën arsyetimin se mungon përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor. Në vjeshtë duhet të propozohet emër i ri në vend të gjyqtarit Goce Naumovski, i cili paraprakisht dha dorëheqje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër