Shqiptari fluturon mbi centralin bërthamor në Francë, arrestohet nga policia, dyshime për spiunazh

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 28 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje e pazakontë ka vënë në alarm autoritetet franceze të sigurisë, pasi një shtetas shqiptar u arrestua pasi fluturoi në mënyrë të paligjshme mbi një nga objektet më të ndjeshme të infrastrukturës energjetike në vend.

Sipas të dhënave, avioni i tij i vogël civil fluturoi mbi centralin bërthamor Penly, në zonën Petit-Caux të rajonit Seine-Maritime, në një lartësi më të ulët se limiti ligjor i lejuar për hapësirat e mbrojtura ushtarake dhe strategjike.

Incidenti ajror dhe ulja e menjëhershme e lartësisë

Manovra e papritur e mjetit fluturues ngriti menjëherë alarmin te sistemet e monitorimit të hapësirës ajrore. Të dhënat tregojnë se piloti bëri një ulje të qëllimshme në lartësi gjatë kohës që ndodhej mbi hapësirën e centralit:

“Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3,700 këmbësh (afërsisht 1,200 metrash), piloti papritmas uli hundën e avionit në 3,500 këmbë, një lartësi nën limitin ligjor për fluturimin mbi vende të ndjeshme.”, raporton media franceze Le Journal du Dimanche.

Ndërhyrja e Forcave Ajrore dhe gjetja e pajisjeve të dyshimta

Pas konstatimit të shkeljes së hapësirës ajrore, u aktivizua menjëherë protokolli i sigurisë kombëtare. Forcat Ajrore dhe Hapësinore franceze dërguan një ushtarak për të ndjekur dhe shoqëruar aeroplanin civil deri në ulin e tij.

Mjeti ajror u detyrua të ulej në aeroportin Albert në rajonin e Somme, ku policia franceze po priste në pistë për të kryer arrestimin e menjëhershëm të pilotit shqiptar.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, hetuesve u ranë në sy disa detaje që shtuan dyshimet mbi qëllimin e vërtetë të fluturimit:

“Pilotit iu gjetën tre pajisje gjurmimi me vete.”, shkruan JDD.

Hetimet për spiunazh

Profili i shtetasit shqiptar dhe prania e pajisjeve të gjurmimit kanë bërë që autoritetet të thellojnë hetimet në disa pista.

Sipas burimeve të policisë franceze, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e një akti spiunazhi industrial apo ushtarak, ndërsa i dyshuari ndodhet në kushtet e paraburgimit ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër