Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej (në tregun vendor dhe të huaj), në qershor të këtij viti janë rritur për 0,5% krahasuar me muajin paraprak, ndërsa krahasuar me qershorin e vitit të kaluar janë më të larta për 6,2%, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Krahasuar me majin, është regjistruar rritje e çmimeve të shitjes në sektorët:
• Nxjerrja e mineraleve dhe gurit – rritje prej 3,7%,
• Industria përpunuese – rritje prej 0,4%,
• Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim – rritje prej 0,5%,
• Furnizimi me ujë; largimi i ujërave, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet e sanimit të mjedisit – rritje prej 1%.
Në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes janë më të larta në:
• Nxjerrjen e mineraleve dhe gurit – rritje prej 24,5%,
• Industrinë përpunuese – rritje prej 5,2%,
• Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim – rritje prej 11,2%,
• Furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbeturinave – rritje prej 7,4%.
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në qershor 2026 janë ulur për 0,2% krahasuar me muajin paraprak, ndërsa janë rritur për 4,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në tregjet e huaja, çmimet e shitjes në qershor janë rritur për 0,9% krahasuar me majin, ndërsa krahasuar me qershorin e vitit të kaluar janë më të larta për 7,1%.
