Tetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici

Nga I.A
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Një 32-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30, para ndërtesës ku ajo banon në lagjen Blloku 70, ndërsa si i dyshuar është identifikuar B.I. nga Tetova.

MPB bën të ditur se mëngjesin e sotëm i dyshuari është vetëparaqitur në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër