Manasievski: Qytetarët janë helmuar me vite, ndërsa LSDM dhe Filipçe kanë heshtur edhe pse kanë pasur analiza nga rreth 400 testime për ujë të ndotur

Nga I.A
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i partisë, Valentin Manasievski, akuzoi se gjatë mandatit të Venko Filipçes si ministër i Shëndetësisë, institucionet kanë disponuar me informacione për qindra raste të ujit të pa­përshtatshëm për pije, pa e informuar me kohë opinionin.

Manasievski deklaroi se, sipas të dhënave që ata posedojnë, kanë ekzistuar rezultate nga rreth 400 analiza të ujit, për të cilat “nuk është ndërmarrë asnjë masë, e as qytetarët nuk janë paralajmëruar të mos e përdorin ujin për pije”.

Ai përmendi disa shembuj nga viti 2021, mes të cilëve — siç tha — ujë i pa­përshtatshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Maqedonska Kamenica, në një çezmë para shkollës në Zelenikovë, si dhe në sisteme lokale të ujësjellësit në Debarcë dhe Trebnishtë, ku, sipas tij, janë konstatuar parregullsi mikrobiologjike dhe prani e bakteries Escherichia coli. Ai shtoi se gjetje të ngjashme ka pasur edhe për ujin në qendrën rekreative “Ponikva” pranë Koçanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër