Meri Dika Georgievska sot ka nisur detyrat e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese

Nga D V
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Sot, gjyqtarja Meri Dika Georgievska i ka filluar detyrat e saj të punës në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë ditës së parë të punës, gjyqtarja Georgievska zhvilloi takim pune me kryetarin Darko Kostadinovski, i cili e informoi për organizimin e brendshëm dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe e prezantoi me gjyqtarët dhe të punësuarit në shërbimin profesional.

Gjyqtares Georgievska i janë dorëzuar materialet e punës për aktivitetet e ardhshme të Gjykatës.

Në periudhën në vijim, asaj do t’i caktohen lëndët për të cilat do të veprojë si gjyqtare‑raportuese, njoftuan nga institucioni.

Mandati i gjyqtares Meri Dika Georgievska në Gjykatën Kushtetuese zgjat nëntë vjet

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër