Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve në ishullin Mallorca, Spanjë, ku është fotografuar duke shijuar momente relaksi në një jaht luksoz me partnerin e saj Jim Curtis.
Ylli i serialit “Friends” ka treguar linjat e saj elegante me një kostum banje, duke ekspozuar barkun e tonifikuar gjatë kohës që pushonte në det.
Ajo kishte zgjedhur një kombinim me pjesën e sipërme të bikinit në ngjyrë të zezë dhe pjesën e poshtme rozë, të shoqëruar me syze dielli dhe një kapelë të zezë.
Foto: X
Gjatë udhëtimit me jaht, Aniston është parë duke marrë rreze dielli, duke biseduar me partnerin dhe duke bërë edhe ushtrime fizike.
Në pushime iu bashkuan edhe ish-kolegja e saj nga “Friends”, Courteney Cox, aktori Pedro Pascal dhe producenti Judd Apatow.
Grupi shijoi aktivitete të ndryshme si not, kajak dhe zhytje.
Lidhja mes Jennifer Aniston dhe Jim Curtis u bë publike në vitin 2025, pasi ata u panë së bashku gjatë pushimeve në të njëjtin vend.
Aniston ka folur pozitivisht për Curtis, duke e përshkruar si një njeri “shumë të veçantë”, “normal” dhe “të mirë”.
Curtis, i cili merret me hipnoterapi, ka treguar se ata janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe se marrëdhënia e tyre u zhvillua gradualisht pas shumë bisedash.

