Disa pjesë të Shkupit mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike

Nga D V
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Një pjesë e komunës Qendër gjatë ditës do të mbetet pa ujë, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, duke iu referuar informacioneve të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 11:00 për konsumatorët në pjesë të rrugëve “Bel Kamen”, “Vodnjanska” dhe “Sharski Odred”.

Gjatë ditës, pa energji elektrike do të mbeten edhe disa pjesë të komunave Karposh dhe Qendër, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, pas informacioneve të marra nga “EVN Maqedoni”.

Në komunën Qendër, ndërprerja e energjisë elektrike është paraparë nga ora 09:00 deri në 15:00 në rrugën “Zheleznichka”, në numrat 20, 22, 22-A, 26 dhe 30, si dhe në rrugën “German”, në numrat 26 dhe 30.

Ndërkaq, në komunën Karposh, pa energji elektrike do të mbetet rruga 1687 në Bardovc, nga ora 08:40 deri në 15:05.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër