Mickoski: Jemi të orientuar drejt një sistemi shëndetësor modern, këtë vit mbi një miliard euro investime rekorde

Nga D V
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik të Bitolës, deklaroi se Qeveria është e fokusuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor modern, duke theksuar se këtë vit është realizuar një alokim rekord prej mbi një miliard euro për shëndetësinë dhe nevojat e qytetarëve.

“Dua të theksoj se shëndetësia është një nga prioritetet e mia personale, por edhe të Qeverisë. Fatkeqësisht, ky është një proces që kërkon kohë, energji, durim dhe mbi të gjitha mjete financiare, sepse ajo që është shkatërruar për vite – më saktë për dekada – nuk mund të rregullohet brenda natës. Këtë vit, si Qeveri, ndajmë më shumë se 1 miliard euro për shëndetësinë dhe shërbimet shëndetësore për qytetarët. Gjithçka që mund të bëjmë si institucion, në periudhën që ka kaluar dhe në atë që vjen, do ta bëjmë. Projekte të këtij lloji më impresionojnë dhe dua të përgëzoj drejtoreshën dhe të punësuarit e Spitalit Klinik të Bitolës,” tha Mickoski.

Ai theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se objektivi është renovimi i plotë i spitalit.

“Po ecim hap pas hapi drejt kompletimit të kapaciteteve njerëzore, por edhe atyre teknike, përmes pajisjeve dhe aparaturës së nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore që u duhen qytetarëve. Deri tani kemi arritur të sigurojmë një pjesë të asaj që mungonte, dhe nga tani e tutje, me dinamikë të pandryshuar, do të vazhdojmë në këtë drejtim,” u shpreh Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër