Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Dy policë nga Struga janë të dyshuar për përdorim të tepruar force fizike, gjatë trajtimit të një personi të privuar nga liria, I cili ishte me pranga në duar.
Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetim të Krimit dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrinsë së Punëve të Brendshme, ka ngritur kallëzim penal kundër T.M., polic nga Stacioni Policor I Strugës, dhe ndaj policit me iniciale I.Sh.
Ata dyshohen për veprën penale të “malltretim gjatë kryerjes së detyrës”, sipas nenit 143 të Kodit Penal.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 14 maj 2026, në ambientet e Stacionit Policor të Strugës, derisa po shoqërohej një person i cili më parë ishte privuar nga liria.
Edhe pse personi ishte i prangosur, dy policët, sipas akuzave, kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me duar e këmbë.
Nga MPB-ja njoftojnë se ndaj dy policëve do të propozojnë që të nisë procedura gjyqësore.
Njëkohësisht, deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndaj tyre do të shqiptohen masa të detyrueshme për sekuestrimin e armëve dhe municioneve të shërbimit, si dhe pezullim nga puna.
