Strugë, 31 korrik Zhurnal.mk – Dy policë nga Struga janë të dyshuar për përdorim të tepruar force fizike, gjatë trajtimit të një personi të privuar nga liria, I cili ishte me pranga në duar.
Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetim të Krimit dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrinsë së Punëve të Brendshme, ka ngritur kallëzim penal kundër T.M., polic nga Stacioni Policor I Strugës, dhe ndaj policit me iniciale I.Sh.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 14 maj 2026, në ambientet e Stacionit Policor të Strugës, derisa po shoqërohej një person i cili më parë ishte privuar nga liria.
Edhe pse personi ishte i prangosur, dy policët, sipas akuzave, kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me duar e këmbë.
Nga MPB-ja njoftojnë se ndaj dy policëve do të propozojnë që të nisë procedura gjyqësore.
Njëkohësisht, deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndaj tyre do të shqiptohen masa të detyrueshme për sekuestrimin e armëve dhe municioneve të shërbimit, si dhe pezullim nga puna.
