Tragjëdi në Kroaci, babai me dy fëmijë humbin jetën gjatë djegies së shtëpisë

Nga Xh M
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 1 gusht Zhurnal.mk – Një tragjedi ndodhi në Kroaci, ku tre persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në mëngjes në një shtëpi familjare në Sveti Križ Začretje, në zhupaninë Krapina-Zagorje.

Sipas policisë së Krapina-Zagorje, njoftimi për zjarrin u mor rreth orës 7:20, kur u raportua tym i zi i dendur që dilte nga shtëpia dhe më parë ishte dëgjuar një shpërthim.

Zjarrfikësit mbërritën brenda pak minutash dhe e vendosën zjarrin nën kontroll shpejt. Ai u lokalizua plotësisht në orën 7:38, kur brenda shtëpisë u gjetën trupat e tre personave të vdekur.

Sipas portali lokal Zagorje.com, mes viktimave ishin babai dhe dy fëmijët e tij. Jozyrtarisht, njëri fëmijë ishte maturant, ndërsa tjetri kishte përfunduar shkollën fillore këtë vit.

Fqinjtë kanë thënë se pak para zjarrit dëgjuan tre të shtëna, pas të cilave shtëpia u ndez. Këto informacione nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga policia.

Gruaja dhe nëna e fëmijëve nuk ishte në shtëpi në momentin e tragjedisë, sepse ishte në punë. Ajo mbërriti në vendngjarje pasi mësoi për zjarrin dhe ishte në gjendje shoku.

Policia dhe shërbimet kompetente po bëjnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e vdekjes së tre personave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër