Vetura përplas 9 vjeçaren në Kumanovë, përfundon me lëndime të rënda

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 1 gusht Zhurnal.mk – Dje në orën 15:53 në SPB Kumanovë u raportua se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (20), ka përplasur një vajzë 9-vjeçare, të dy nga Kumanova.

Në aksident fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

U njoftua prokurori publik, ndërsa vëzhgimin e kryeu ekipi i vëzhgimit nga SPB Kumanovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër