Bie numri i qirave në tremujorin e dytë – Qiratë mujore arritën në 1.2 milionë euro

Nga Xh M
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave janë evidentuar 2 mijë e 148 kontrata qiraje, që paraqet rënie prej 17 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të regjistrit, vlera totale e qirave mujore ka arritur në 1.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind në raport me tremujorin e parë. Numri më i madh i qirave i përket hapësirave afariste me 935 kontrata, pasuar nga banesat me 630 dhe shtëpitë me 235 qira.

Krahasuar me tremujorin e parë, qiratë e banesave kanë shënuar rënie prej 14 për qind, ndërsa tek hapësirat afariste numri i qirave ka rënë për 8 për qind, por vlera totale e tyre është rritur për 20 për qind.

Më së shumti qira janë regjistruar në Komunën Qendër në Shkup, me 286 raste, pasuar nga Aerodromi, Karposhi dhe Manastiri. Në tremujorin e dytë janë dhënë me qira gjithsej 2.4 milionë metra katrorë prona të paluajtshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër