Madrid, 2 gusht Zhurnal.mk – Spanja ka përfunduar instalimin e një barriere lundruese 500 metra të gjatë në Ceuta, me synim frenimin e emigracionit të paligjshëm.
Barriera ngrihet 30-70 centimetra mbi sipërfaqen e ujit dhe zgjatet rreth një metër nën ujë për të penguar kalimet drejt territorit spanjoll.
Instalimi i saj vjen pas fluksit të madh të emigrantëve nga Afrika drejt Ceutës.
Autoritetet spanjolle e konsiderojnë masën pjesë të përforcimit të kontrollit kufitar në këtë enklavë në brigjet e Afrikës.Spanja vendos pengesë lundruese pranë brigjeve të Ceutës për të frenuar emigrantët nga Maroku.
