MEPJ angazhohet për uljen e pritjeve të udhëtarëve

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 2 gusht Zhurnal.mk – Rritja e ndjeshme e lëvizjeve në rajon dhe flukset e mëdha të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugëve tokësore gjatë sezonit turistik kanë sjellë, në periudhat e pikut, pritje të gjata në pikat kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se ky është një fenomen që përsëritet pothuajse çdo verë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me intensitet të lartë lëvizjesh, për shkak të volumit të madh të udhëtarëve.

Sipas MEPJ, ministria dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse të vendeve përkatëse, me qëllim lehtësimin e kalimit të qytetarëve dhe reduktimin e kohës së pritjes në pikat kufitare.

“Vetëm gjatë sezonit veror, rreth 300 mijë shtetas shqiptarë kalojnë përmes këtij korridori rrugor. Një volum i tillë lëvizjesh krijon, në periudha të caktuara, ngarkesa të konsiderueshme për infrastrukturën dhe shërbimet kufitare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Institucioni thekson se po bashkërendohen veprimet me autoritetet përkatëse për të identifikuar zgjidhje praktike dhe për të rritur kapacitetet, me synim minimizimin e pritjeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas MEPJ, zgjidhja afatgjatë për lehtësimin e qarkullimit do të jetë shtrirja e plotë e hapësirës Schengen edhe në këtë pjesë të rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër