“Rana e Hedhun” në Shëngjin, plazh ranor dhe sporte ujore për pushuesit

Nga D. V.
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Bregdeti i Shëngjinit dhe plazhi i “Ranës së Hedhun”, mbeten një nga destinacionet e preferuara për pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Rana e Hedhun”, ku shihen qindra pushues duke shijuar plazhet ranore dhe sportet ujore.

“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.

Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në bashkinë e Lezhës dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Monumenti i Natyrës, Rana e Hedhun, vendi ku dunat e rërës shkrihen së bashku me detin. Një destinacion unik, me gjatësi 600 m dhe gjerësi 100 m, pozicionuar rrëzë malit të Rencit. Rana e Hedhun njihet edhe për vlerat e saj shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike.

Ky plazh të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër