VLEN: Shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Partia shqiptare në pushtet, VLEN, në kumtesën e sotshme kanë thënë se shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Sipas tyre, BDI plot 25 vjet e kishin edhe gurin, edhe arrën në dorë, por nuk u shkoi mendja që këtë të drejtë ta mbronin me ligj. Më të rëndësishme i kishin tenderët, pasurimin personal dhe pazaret e pista. Tani, kur dikush tjetër po e kryen punën, nga dëshpërimi kapen pas një fijeje kashte dhe kërcënojnë se do ta bllokojnë gjithë Kuvendin.

Kumtesa e plotë:

Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) nuk e mbron kauzën shqiptare, por e mban peng. Hesapi i tyre është i thjeshtë. Ose ata në kolltuqe, ose nuk ecën asgjë. Kur janë në pushtet, gjithçka është në terezi. Kur mbeten jashtë, përnjëherë prishet dynjaja. E pra, ai film nuk kalon më.

Por ta sqarojmë një gjë. Shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Nuk u kanë borxh a ministra, as drejtorë dhe as tenderë. Aq më pak ua kanë dhënë të drejtën që, vetëm pse mbetën pa kolltuqe, ta bllokojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ta rrënojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

Plot 25 vjet e kishin edhe gurin, edhe arrën në dorë, por nuk u shkoi mendja që këtë të drejtë ta mbronin me ligj. Më të rëndësishme i kishin tenderët, pasurimin personal dhe pazaret e pista. Tani, kur dikush tjetër po e kryen punën, nga dëshpërimi kapen pas një fijeje kashte dhe kërcënojnë se do ta bllokojnë gjithë Kuvendin.
BDI-ja nuk mund t’ua falë shqiptarëve që e dërguan në opozitë, prandaj tani po u hakmerret duke e bllokuar Ligjin për përfaqësim të drejtë.

Shqiptarët nuk janë plaçkë partiake e askujt dhe të drejtat e tyre nuk janë monedhë për kusure politike. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi as e Ali Ahmetit dhe as e karrigexhinjve të tij të përjetshëm. Ajo u përket qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng për shkak të etjes së shfrenuar për pushtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër