Drita mëson kundërshtarin e play-offit të Ligës së Konferencës nëse e tejkalon Tre Fiorin

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.

Skuadra nga Gjilani është i vetmi klub kosovar që ka mbetur në garë për të arritur fazën e grupeve, pasi Malisheva, Dukagjini dhe Ballkani u eliminuan në raundin e dytë kualifikues.

Drita fillimisht do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori – kurse në rast që e tejkalon këtë sfidë në finalen e play-offit do të luajë me fituesin e ndeshjes Flora Tallin – Inter Escaldes.

Drita në dy vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, andaj objektivi padyshim është ta arrijë sërish – pavarësisht që tani duhet ta bëjnë pa trajnerin Zekirija Ramadani, të cilin e shkarkuan së fundmi.

Rikujtojmë, përballja e Dritës me Tre Fiorin zhvillohet të enjten e ardhshme kurse ndeshje kthyese një javë më vonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër