Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Gjendja epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe vazhdimisht monitorohet nga institucionet shëndetësore kompetente, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Dje janë regjistruar gjithsej 84 vizita të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur u evidentuan 57 vizita.
Nga Ministria thonë se, pavarësisht rritjes ditore, numri i vizitave mbetet dukshëm më i ulët në krahasim me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 vizita.
