VMRO‑DPMNE: Maqedonia do të bëhet vend më i mirë për të jetuar

Nga D V
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Partia në pushtet VMRO‑DPMNE thotë se nuk do të bëjë asnjë lëshim nga çështjet identitare kombëtare në rrugën eurointegruese. Nga partia theksojnë se nuk do të heqin dorë nga beteja që Maqedonia të bëhet vend më i mirë për të jetuar, por në asnjë rast nuk do të pranojnë që qytetarët të zhgënjehen sërish nga lëshimet që imponohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në kumtesën drejtuar opinionit, VMRO‑DPMNE thotë se nuk do të lejojë që urrejtja dhe pesimizmi, të cilat i përhap opozita, të bëhen ideologji kombëtare. Duke përmendur luftën e gjeneratave të mëparshme në Kryengritjen e Ilindenit dhe në Luftën e Dytë Botërore, si dhe mbledhjen e parë të ASNOM‑it në vitin 1944, nga partia thonë se gjenerata e re e politikanëve ka detyrë të vështirë ta bëjë vendin ekonomikisht të begatë dhe të drejtë, në të cilin njerëzit do të besojnë se ia vlen të qëndrohet.

„Edhe kjo betejë është po aq e vështirë, sepse përveç jashtë, luftën duhet ta zhvillojmë edhe brenda, pasi në shtet kemi garnitura politike që për pushtet janë të gatshme të shesin gjithçka ka mbetur nga simbolet kombëtare, atë që paraardhësit e tyre nuk arritën ta shesin. Dhe kështu, duke pritur dikë t’i sjellë në pushtet në këmbim të tradhtive të reja, në vend të garës me ide, koncepte dhe propozime, krijojnë histeri, përhapin gënjeshtra, urrejtje, defetizëm se ky shtet nuk do të arrijë sukses dhe se i vetmi shpëtim për gjeneratat e reja është bileta në një drejtim“, thonë nga VMRO‑DPMNE.

Nga partia sulmojnë opozitën, për të cilën thonë se nuk mund t’i besohet, sepse çdo sukses shtetëror e shohin me cinizëm dhe urrejtje, duke i quajtur tradhtarë dhe keqdashës që përhapin helm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër