VMRO‑DPMNE: LSDM ofrojnë lëshime të reja identitare dhe tradhti kombëtare, që të sillen në pushtet nga agjentura të huaja, si dikur Zaev

Nga D. V.
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – “SDSM, me Venko Filipçen në krye, e ka pranuar vetë se është talogu që, si spirancë, e tërheq popullin drejt nihilizmit (bindja se gjërat nuk kanë asnjë qëllim apo kuptim – shën.red.) dhe drejt vrasjes së shpresës. Ata ofrohen dhe merren vesh të zbatojnë lëshime të reja identitare dhe tradhti kombëtare, vetëm që të sillen në pushtet nga agjentura të huaja” – akuzon VMRO‑DPMNE liderin Venco Filipçe dhe bashkëpartiakët e tij.

Më tej, partia në pushtet thekson: Për një periudhë të gjatë kohore, në opinion funksionon një shtresë shoqërore që e helmon popullin me defetizëm (bindja për mungesë shprese dhe pranimin e qetë të humbjes pa luftë – shën.red.), me tregime se ky shtet nuk do të ketë sukses, sepse e vetmja gjë që u mbetet të rinjve është emigrimi. Kjo shtresë shoqërore përpiqet të relativizojë çdo sukses shtetëror.

Kjo është një strategji shumë e qartë për të krijuar te populli ndjenjë pasigurie, frikë për të ardhmen dhe, me këtë, të shkatërrohet ndjenja e shpresës te qytetarët. Dhe të gjitha këto i bëjnë njerëz që çdo fundjavë të periudhës verore janë në jahte nëpër det. Kujdesi i tyre i vetëm është të mos privojnë veten nga kënaqësitë verore. Ndërsa shijojnë jahte të shtrenjta, ata ofrohen dhe merren vesh të zbatojnë lëshime të reja identitare dhe tradhti kombëtare. Sigurisht, në këmbim që agjentura të huaja t’i sjellin në pushtet, ashtu si dikur e sollën mentorin e Filipçes, Zoran Zaev, pa fituar zgjedhje.

Dallimi është se tani ata janë zbuluar me kohë dhe për këtë flitet hapur, dhe qytetarët edhe një herë nuk do të lejojnë tradhti kombëtare në këmbim që dikush të shijojë jetën e mirë dhe privilegjet që i ofron pushteti. Por kësaj radhe qytetarët kanë partner dhe së bashku me VMRO‑DPMNE do të luftojnë dhe do t’i pengojnë planet e errëta të atyre që janë talogu që me të gjitha forcat përpiqen të vrasin shpresën te populli.

Ndërsa dikush fshihet dhe shijon, edhe në këto temperatura tropikale freskohet në jahte luksoze, VMRO‑DPMNE mbetet me popullin dhe mes popullit, dhe së bashku do t’i mposhtim të gjithë ata që janë kundër shtetit. Maqedonia e ka vendin në familjen evropiane dhe këtë do ta arrijmë në mënyrë dinjitoze, me reforma dhe përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, e jo siç dëshiron dikush – me tradhti të reja, të poshtëruar dhe të zhveshur nga identiteti, porosit VMRO‑DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër