Mbeturina të shtuara në Tetovë! Kasami: Dyfishohet sasia, kërkojmë më shumë kujdes nga qytetarët

Nga Xh M
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 3 gusht Zhurnal.mk – Me ardhjen e mërgimtarëve është rritur edhe sasia e mbeturinave në Tetovë! Në terren shihen koshat e stërmbushur të cilët mbajnë erë të rëndë, ndërsa mbledhja e tyre siç duket po bëhet me vonesë. Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe prani më të madhe të ekipeve në terren.

“Tash temperaturat janë mbi 30 gradë Celsius. Atyre duhet t’ju punojë 24 orë në ditë firma austriake, duhet të punojë. Për pagesat si bëhet? 50% i paguajnë këto detyrimet e pastrimit të qytetit, gjysma tjetër nuk i paguajnë, po ku ke parë ti. Pare për dasma kemi, për shëtitje andej-këtej, për ditët e fundjavës e për pushime verore ato i kemi. E për veshmbathje, për muzikë nëpër dasma krejt ato i kemi, aty paguajmë. Detyrimet ndaj komunës, komunale ose ndaj pastrimit të qytetit, ato s’kemi.”

“Organizimi nuk e ka nivelin e duhur. Edhe unë besoj se edhe financat nuk janë të përshtatshme, me të vërtetë.”

“Çfarë pastërtie, çfarë qyteti, nuk është qytet ky.”

“Pa mirë, kryesore në krahasim me qytetet e tjera të cilat janë shumë të ndotura, qyteti mirë është.”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e pranon gjendjen e rënduar në terren, duke u kërkuar qytetarëve më shumë kujdes gjatë bartjes së mbeturinave nga shtëpitë e tyre deri tek kontejnerët.

“Sipas statistikave që i kemi, gjatë kësaj periudhe dyfishohet sasia e mbeturinave që do duhet të transferohet në stacionin, domethënë deponinë rajonale në Rusino. Ne lusim në të njëjtën kohë që qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë bartjes së mbeturinave nga shtëpitë e tyre deri tek kontejnerët. Po ashtu ne jemi në komunikim të rregullt edhe me ndërmarrjen, sipërmarrjen që bën menaxhimin e mbeturinave, që të shtoje domethënë edhe të rritin frekuentimin e grumbullimit të mbeturinave. Kemi edhe përmes aplikacionit ku qytetarët, nëse ka ndonjë lokacion ku janë grumbulluar më shumë mbeturina, e denoncojnë dhe ka edhe domethënë aksione jashtë asaj që e kanë me program ndërmarrja sipërmarrëse”, tha Kasami.

Ndryshe nga muaji qershor qytetarët paguajnë 20% më shtrenjtë për faturat e mbeturinave. Goditjen nga shtrenjtimi nuk e pësuan vetëm amvisëritë, por edhe bizneset, të cilave faturat u janë rritur me plot 50%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër