Filipçe thumbon VMRO-në: Është koha të ”operohet ” sistemi, pa anestezion

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lideri i LSDM-së në opozitë, Venko Filipçe, i cili me profesion është neurokirurg, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook i veshur me uniformë kirurgjikale, duke ironizuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në përmes një mesazhi që ndërthur terminologjinë mjekësore me atë politike.

“Kirurgjia kërkon precizitet, përgjegjësi dhe duar të pastra. Politika që udhëhiqet nga VMRO dhe Mickoski është e kundërta. Ndërsa ne shpëtojmë jetë, ata e helmojnë shtetin me gënjeshtra, përçarje dhe krim. Ka ardhur koha që më në fund të operohet sistemi. Pa anestezion”, ka shkruar Filipçe në postimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër